Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Reagim i dyshimtë te një vullnetar, AstraZeneca ndërpret eksperimentimin e vaksinës

Nga A2 CNN
9 Shtator 2020, 08:23 | Bota
Reagim i dyshimtë te një vullnetar, AstraZeneca ndërpret

Kompania farmaceutike AstraZeneca, e cila është duke bashkëpunuar me Universitetin e Oksfordit, pezulloi testimet e vaksinës anti-Covid për shkak të një reagimi të dyshimtë që ajo bëri te një vullnetar në Britani.

Kompania nënvizon se pezullimi është një veprim rutinë që ndërmerret gjatë testeve në rast të një reagimi të pashpjegueshëm. Dhe sipas AstraZeneca, kjo bëhet për të siguruar integritetin e procesit të testimit.

Por ekspertët shpjegojnë se edhe pse pezullimet e testimeve janë të zakonshme, kjo situatë e krijuar me vaksinën e AstraZeneca mund të sjellë frikë dhe hezitim te njerëzit për ta përdorur atë.

Të dhënat paraprake janë shumë premtuese me vaksinën që ishte në gjendje të prodhonte një sasi të konsiderueshme antitrupash dhe vetëm dëme të vogla anësore.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani