Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Shokuese në Utah, policia qëllon 13-vjeçarin autik

Nga A2 CNN
9 Shtator 2020, 08:40 | Bota
Shokuese në Utah, policia qëllon 13-vjeçarin autik

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në shtetin e Utah, duke rritur më tej zemërimin te njerëzit për mënyrën e dhunshme të reagimit të oficerëve të policisë.

Sipas të dhënave, një grua njoftoi policinë pasi djali i saj autik po kalonte një krizë dhe vetëm ulërinte.

Agjentët mbërritën në vendngjarje dhe i kërkuan 13-vjeçarit që të ulej në tokë, por ai nuk i dëgjoi dhe për këtë arsye ata e qëlluan disa herë me pistoletë. Tashmë i mituri, Linden Cameron, ndodhet i shtruar në spital me plagë në shpatull, kavilje dhe stomak.

E ëma raporton se gjithçka kishte nisur pasi ajo kishte shkuar në punë dhe i biri kishte pësuar një krizë ankthi nga ndarja.

“Nuk ishte i armatosur, po kërkonte të tërhiqte vëmendjen. Agjentët e policisë kishin mundësinë të ushtronin edhe më pak dhunë”, deklaroi për mediat Golta Barton.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu