Tjetër goditje, edhe Skënderbeut i bllokohet merkato

skenderbeu kukesi  1100x620

Skënderbeu është klubi shqiptar i radhës, i cili duhet të përballet me FIFA-n për çështje ligjore. Pas Partizanit, edhe klubit korçar i është mohuar e drejta për të ndërhyrë në merkato për shkak të detyrimeve financiare të prapambetura me një prej ish-futbollistëve që kanë veshur fanellën e korçarëve.

Bëhet fjalë për mbrojtësin nga Gabia, Kaba Sambou, i cili u transferua te Skënderbeu në shkurtin e vitit 2018. Futbollisti afrikan nuk përfitoi financiarisht ashtu siç nënshkroi me 6 herë kampionët e vendit dhe për këtë arsye, si shumë futbollistë në kampionatin shqiptar të futbollit, e dërgoi çështjen në FIFA për të marrë zgjidhje.

Përgjigjja e qeverisë botërore të futbollit mbërriti së fundmi në dyert e klubit korçar, që tashmë duhet të dëmshpërblejë lojtarin afrikan me rreth 84 mijë euro, në mënyrë që shmang një tjetër goditje të rëndë pas lënies në fuqi të dënimin për përjashtimin me 10 vite nga Kupat e Europës.

Vetëm një marrëveshje financiare e bardhekuqve me avokatin e Sambou do të sillte shpëtim për Skënderbeun që nuk mund ta apelojë çështjen në CAS. Skuadrat e Ardian Takaj i bashkohet klubeve shqiptare të futbollit, të cilat kanë probleme të mëdha me drejtësinë dhe FIFA-n. Më herët, kryeqytetasve të Partizanit iu bllokua dritarja e transferimeve për shkak të çështjes “Çinari”, ndërsa së fundi edhe Kukësi mund të përballet me telashe pas gjyqit që Valon Ethemi, futbollist i skuadrës, ka nisur me klubin verilindor për refuzimin e lënies së lirë të lojtarit në përfundim të sezonit 2019-2020.