Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Trump, kandidat për çmimin Nobel për Paqen

Nga A2 CNN
9 Shtator 2020, 14:21 | Bota
Trump, kandidat për çmimin Nobel për Paqen

Donald Trump është emëruar për çmimin Nobel për Paqen, për vitin 2021. Zyrtarizmi erdhi nga një anëtar i parlamentit të Norvegjisë, që vlerëson presidentin amerikan për rolin e tij në ndërmjetësimin e marrëveshjes historike mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

“Mendoj se Trump ka bërë më shumë përpjekje se çdo kandidat tjetër për të sjellë paqe mes shteteve”, konfirmon Kristian Tybring Gjede. “Duke parë që pritet që edhe shtete të tjera të Lindjes së Mesme të ndjekin shembullin e Emirateve, kjo ujdi mund të jetë pikë kthese që transformon Lindjen e Mesme në një zonë prosperiteti dhe bashkëpunimi”, shkruhet në letrën mbështetëse të kandidaturës së Trump.

Ndërkohë, administrata e presidentit amerikan është angazhuar për paqe edhe në Ballkanin Perëndimor. Javën e kaluar me ndërmjetësimin e Shtëpisë së Bardhë, Kosova dhe Serbia nënshkruan një marrëveshje për stabilizimin ekonomik.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani