Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Afera 6 mijë euro, përgjimet që zbuluan korrupsionin në Apelin e Korçës

Nga A2 CNN
10 Shtator 2020, 19:51 | Kronikë
Afera 6 mijë euro, përgjimet që zbuluan korrupsionin në

Përgjimi i bisedave telefonike, ku flitej për miq me peshë në Gjykatë, për shuma në mijëra euro për të nxjerrë dikë nga burgu dhe detaje të dorëzimit të tyre kanë qenë thelbësore në hetimin e SPAK për një aferë korruptive në Gjykatën e Apelit Korçë.

Hetimi i rastit mbërtheu gjyqtaren Mimoza Margjeka, bashkëshortin e saj, Arben Cara, dekan i Universitetit të Durrësit, avokatin Skënder Demiraj, si edhe Nejton Balin e Klaudjo Zhillën.

Sipas SPAK, gjyqtares Margjeka i është dhënë një ryshfet prej 6 mijë euro përmes bashkëshortit të saj, në këmbim të një vendimi për lirim nga qelia të Orion Balit, i arrestuar për trafik klandestinësh.

Referuar dosjes, të siguruar nga A2, shifra prej 6 mijë euro përmendet në komunikimet mes Nejton Balit dhe nënës së tij, si shumë e nevojshme për kthimin e familjarit në shtëpi. Një ditë para seancës gjyqësore grupet e vëzhgimit kanë fiksuar takime mes burrit të gjyqtares, avokatit Demiraj si edhe Klaudio Zhillës, i dyshuar si ndërmjetës, në një restorant në Korçë, takim që është përsëritur edhe ditën e seancës.

Dy orë para zhvillimit të gjyqit, në 29 korrik, Nejton Bali sqaron të ëmën se 6 mijë euro ia ka dhënë atyre për ta nxjerrë, por se duhen edhe 5 milionë për garancinë pasurore. Sipas tij, avokati Demiraj i kishte thënë se “me 99% e kishte mbaruar këtë punë”, pastaj, nëse e hanin në llaf gjyqtarët do të kishin punë me të, pasi i kishte dhënë lekët që një natë më parë.

Pas shpalljes së vendimit, Nejton Bali ka telefonuar të ëmën ku i thotë se “Orioni ka dalë”, ndërsa avokati Demiraj telefonon Klaudio Zhillën duke i thënë se “mbaroi punë”.

Për gjyqtaren Margjeka,  Gjykata e Posaçme caktoi masën “arrest shtëpiak”, ndërsa për tre të tjerët caktoi masën “arrest me burg”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli