Bilanci, rriten sërish numrat në Itali

hypatia h 4b23147e41c89305acc39532f1559367 h eec808364015b0a85d0adb68c985b32e 1100x620

Sërish në rritje bilanci italian i pandemisë. Sipas autoriteteve shëndetësore të vendit fqinj, janë 1597 personat pozitivë, kur ditën e djeshme ishin 1434. Rastet totale shkojnë në 283 mijë nga fillimi i pandemisë.

Ndërkohë, janë 10 viktimat, dhe 164 personat që aktualisht ndodhen në terapi intensive.  

Sërish Lombardia 245 dhe Kampania (180) janë rajonet më të nxehta të përhapjes.

Ndërkohë, ka bërë skandal lajmi i presidentit të Napolit Aurelio De Laurentis që edhe pse me simptoma, morri pjesë në një mbledhje me drejtuesit e tjerë të futbollit italian, që tashmë janë të izoluar në pritje të testimeve.