India raportoi rekord viktimash dhe të infektuarish nga Covid-19

india 1100x620

India raportoi një tjetër rritje të rasteve të reja me koronavirus dhe vdekjeve si pasojë e tij në 24 orët e fundit. Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, në total, në vend regjistrohen tashmë më shumë se 4.4 milionë persona të prekur nga virusi vdekjeprurës.

Në ditën e fundit 95,735 të tjerë rezultuan pozitivë, ndërsa pati dhe 1172 humbje jete, shifër kjo shumë e lartë që nuk regjistrohej prej disa javësh dhe që e çoi bilancin total të fataliteteve në mbi 75 mijë.

India momentalisht ndodhet në vend të dytë në botë për numrin më të madh të personave të prekur me Sars-Cov-2 dhe përpara saj ndodhen vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës.