Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Krijohet Liga Unike e basketbollit Shqipëri-Kosovë

Nga A2 CNN
10 Shtator 2020, 21:06 | Sporte të tjera
Krijohet Liga Unike e basketbollit Shqipëri-Kosovë

Federata e Basketbollit e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës firmosën sot për krijimin e një Lige Unike.

Në një ceremoni të zhvilluar në Tiranë, krerët e federatave respektive, Avni Ponari dhe Arben Fetahu, firmosën për këtë hap të ri në prani të ministrave përkatës të sportit dhe kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Në Ligën Unike do të marrin pjesë 8 skuadra, 4 më të mirat e Shqipërisë dhe 4 më të mirat e Kosovës. Mbledhja e radhës e bordit të Ligës Unike pritet të mbahet në Prishtinë, ku do të diskutohen edhe detaje të tjera si data e fillimit të kampionatit të përbashkët.

https://www.youtube.com/watch?v=aVv4Jz1tMUE

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani