Makina e F1 që kushton më pak se 200 000 euro

Një makinë F1 ka dalë në ankand me një çmim rreth 180 000 euro. Bëhet fjalë për makinën Jordan Honda EJ12 të vitit 2002.

Motori origjinal i kësaj makine është zëvendësuar me një motor nga Formula 3000. Pse? Në mënyrë që blerësi të mund ta ngasë këtë njëvendëshe nëpër pista pa pasur nevojë për një ekip mekanikësh.

Makina 18-vjeçare, e cila është drejtuar nga japonezi Takuma Sato në Botërorin e vitit 2002 të F1, do të mund të blihet në ankand “online” nga 22 shtatori deri në 29 shtator.