Mbretëria e Bashkuar emëron ambasadorin e ri në Shqipëri

Duncan norman 1 1100x620
Duncan Norman, ambasador i Mbretërisë së Bashkuar

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Duncan Norman, do të mbyllë vitin e ardhshëm misionin e tij në Shqipëri. Në vend të tij është emëruar në postin e ambasadorit, Alastair King-Smith, thuhet në një njoftim për mediat të qeverisë britanike.

Norman, i cili mban edhe titullin MBE (Member of the British Empire) ishte protagonist, bashkë me ambasadoren amerikane Yuri Kim, dhe atë të Bashkimit Europian, Luigi Soreca, në marrëveshjen e 5 qershorit arritur mes qeverisë dhe opozitës, çka solli rikthimin e opozitës në institucione.

Alastair King-Smith, ambasadori i ri i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri

Në njoftimin e qeverisë britanik nuk specifikohet se ku do të transferohet zoti Norman, ndërsa King-Smith do të marrë detyrën në shtator të vitit 2021.