Pa patentë dhe furgonin mbushur me klandestinë, pranga të riut

policia 3 1100x620

Një 26-vjeçar është vënë në pranga, pasi është kapur në flagrancë duke transportuar 16 emigrantë të paligjshëm.

I riu E.Sh., banues në Tiranë, u ndalua në aksin Bilisht-Korçë, teksa drejtonte mjetin furgon tip “Citroen” pa leje drejtimi.

Sikurse njofton policia, ai iu kishte premtuar emigrantëve kalimin në vendet e BE-së, kundrejt fitimit.

Në kuadër të operacionit të koduar “Perimetri’’ u ndalua edhe një 27-vjeçar i dyshuar si i implikuar në këtë ngjarje.