Përleshje me thika në Elbasan, 4 të plagosur

polici elbasan 1100x620

Një përleshje me thika në qytetin e Elbasanit ka shkaktuar plagosjen e 4 personave.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës 9-vjeçare “Sule Harri”.

Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 19:15, në lagjen “Visarion Xhuvani”, Elbasan, në një lokal në pronësi të shtetasit S.Z., 65 vjeç, si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta midis disa shtetasve janë dëmtuar me sende të forta dhe kanë marrë dëmtime të lehta shtetasit S.Z. R.Z., 34 vjeç, Gj.Z., 29 vjeç, dhe E.Z. 37 vjeç, ( i ati me tre djemtë), të cilët janë transportuar në Spitalin e Elbasanit, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta hetimore e profesionale është bërë e mundur idetifikimi i autorëve dhe po punohet intensivisht për kapjen e tyre.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.