Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Probleme me pasurinë, "tkurret" Apeli, KPK shkarkon Artur Gaxhën

Nga A2 CNN
10 Shtator 2020, 10:07 | Aktualitet
Probleme me pasurinë, "tkurret" Apeli, KPK shkarkon Artur

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra gjyqtarin e Apelit Tiranë, Artur Gaxha. Vetë gjyqtari zgjodhi të mos ishte i pranishëm gjatë shpalljes së vendimit.

Më herët, në seancën dëgjimore, Komisioni relatoi një sërë problemesh me pasuritë e gjyqtarit. Mangësi në burimet financiare u vërejtën në blerjen e një apartamenti 200 mijë euro në kryeqytet, blerjen e disa automjeteve, si edhe të një pasurie të patundshme nga bashkëshortja e tij.

Bilanci negativ mes mundësive të tij financiare dhe shpenzimeve i kalonte 40 milionë lekë. Pas shkarkimit të Gaxhës, Apeli i kryeqytetit mbetet me 12 anëtarë, duke e vënë edhe më shumë në vështirësi gjykatën ku presin gjykimin më shumë se 12600 dosje. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë