Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Raporti dramatik: Në 50 vitet e fundit, 2/3 e faunës botërore është zhdukur përgjithmonë

Nga A2 CNN
10 Shtator 2020, 22:01 | Lifestyle

Nga vitet ‘70 të shekullit të kaluar dhe deri më tani, një masakër e vërtetë natyrore ka ndodhur në planetin tonë. Për problematikat janë të ndërgjegjësuar të gjithë, por kur akuzave i bashkohen shifrat e një raporti serioz, atëherë e gjithë çështja merr trajtën e një grushti në stomak.

Sipas raportit të organizatës së njohur ambientaliste WWF i quajtur Living Planet Report, i cili monitoron tkurrjen e faunës në nivel global, në 50 vitet e fundit rreth 2/3 e gjithë kafshëve të egra janë zhdukur përgjithmonë.

Raporti i sapodalë i WWF

Sipas raportit, zhdukja nuk është e njëjtë për çdo kontinent. Ndërkohë që në Europë, “vetëm” 24% e kafshëve të egra është zhdukur, në Afrikë rënia ka qenë me 65%, ndërkohë që Amerika e Jugut dhe Karaibet po shkojnë drejt asgjësimit të faunës së tyre tipike, me 94% e specieve që nuk kthehet më.

Rënia e faunës në Amerikën e Veriut dhe të Jugut

Si paradoks, vetëm njeriu, shkaktari i madh i kësaj tragjedie, mund t’ i japë fund këtyre shifrave. Dhe jo vetëm për të ardhmen e specieve të ndryshme të kafshëve, por edhe për vetë mbijetesën e njerëzimit në shekujt e ardhshëm.

Rënia e faunës në Europë, Azi dhe Afrikë

"Nga peshqit në oqeane deri tek bletët, që janë të domosdoshme për prodhimin bujqësor, rënia e faunës ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në ushqyerjen dhe në mjetet e mbijetesës për miliarda njerëz", thotë Marco Labertini, drejtor i WWF.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani