Rikthimi i kazinove, LSI: Rama i kapur nga krimi, kush ia mbushi xhepin?

vasili lsi 600x338

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, i rikujtoi kryeministrit Rama justifikimet e tij kur pyetej përse nuk mbante premtimin për të ndaluar kumarin.

Sot, Vasili ka një pyetje për kreun e qeverisë, të cilin e quan një njeri të kapur nga krimi.

“Edi Rama për bixhozin ka thënë as më shumë e as më pak se, ky bixhoz çonte 7 milionë dollarë te lumi e te llumi. Ka treguar e është shqetësuar se nuk po bënte dot përpara për ta mbyllur bixhozin se vinin kërcënime nga burgu 313 deputetëve, disa prej tyre edhe të ngjitur në shkallët më të larta të qeverisë. Kjo gjë e pengonte, nuk e lejonte që ligji të shkonte përpara. Po sot kush e kërcënon Edi Ramën? Kush ia mbush xhepin Edi Ramës që e bën të hapë kazinotë në zemër të Tiranës? Edhe më i fundit qytetar e kupton fare mirë se çfarë kryeministri të kapur nga krimi kemi”, tha Vasili.