Sërish tension midis BE-së dhe Britanisë për Brexit: Tërhiquni ose shkojmë në Gjykatë

irish border brexit 1100x620

Rritet sërish tensioni midis autoriteteve europiane dhe Londrës Zyrtare, dhe shkaku si gjithmonë është “Brexit”.

Brukseli është tejet i irrituar nga vendimi i kryeministrit Boris Johnson për të miratuar një projektligj që do të ndryshonte disa pjesë të marrëveshjes që ka larguar tashmë Britaninë e Madhe nga Bashkimi Europian.

Pjesa më e nxehtë ka të bëjë edhe një herë me Irlandën e Veriut, që sipas termave juridike të Brexit që do të mbetet ekonomikisht në tregun europian, por sipas BE-së me projektligjin e ri mund të shndërrohet në një lloj “dere të pasme” për Londrën, që mund të anashkalonte taksat doganore me BE-në.

Pas një takimi urgjent të ministrit britanik Michael Gove me zëvendëspresidentin  e Komisionit Europian Marcos Sefcovic, Brukseli doli me një deklaratë zyrtare që tingëllon si një ultimatum. Londra ka një muaj për t’u tërhequr nga projektligji, përndryshe Bashkimi Europian do të ndërmarrë të gjitha hapat ligjore që do të gjykojë të përshtatshme.  

Johnson, nga ana tjetër, mendon se vendimi i Parlamentit e tejkalon atë të Brukselit për sa i përket ligjeve lokale, por edhe kryeministri po kritikohet ashpër nga vetë konservatorët, që po e akuzojnë se ka rrënuar imazhin dhe historinë e Britanisë së Madhe për sa i përket respektimit të marrëveshjeve ndërkombëtare”.