Shpërthen bombola, shkrumbohet banesa në Cërrik, shpëtojnë i moshuari dhe mbesa

https   cdn.cnn .com cnnnext dam assets 200819061652 01 california fires 0818 lnu lightning complex 1100x620
Pamje arkivi

Një bombol gazi ka shkaktuar djegien e plotë të një banese në fshatin Selitë të Cërrikut, duke shkaktuar plagosjen e dy personave.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21, duke përfshirë banesën e një të moshuari 81- vjeçar, shtetasi I.Z.  i cili u lëndua me mbesën e tij 18-vjeçare. Dy personat u transportuan në spital, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.