U kap me 11 doza kokaine, pranga 39-vjeçarit

2e arrestim 1100x620
Foto Ilustruese

Policia e Durrësit, ka arrestuar një 39-vjeçar, i cili u kap duke lëvizur me 11 doza kokaine dhe një sasi parash të përfituar nga shitja e tyre.

Në pranga ra shtetasi P.A. i cili rezulton i dënuar më parë në Shqipëri dhe Itali, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Sikurse njofton policia, gjatë kontrollit fizik, 39-vjeçarit iu gjetën dhe iu sekuestruan në një çantë dore, 11 doza me lëndë narkotike e dyshuar si kokainë, një shumë parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike dhe një aparat celular.