Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

“Varësia ime e vetme janë femrat dhe kam 23 fëmijë”, publikohet rrëfimi i El Chapo

Nga A2 CNN
10 Shtator 2020, 09:08 | Bota

Joaquín “El Chapo” Guzmán ka pranuar se varësia e tij e vetme, nga e cila kishte vuajtur ndonjëherë, kanë qenë gratë, ndërsa ai është babai i 23 fëmijëve.

Ky pohim është bërë gjatë një interviste të tij me kriminologen e njohur Mónica Ramírez Cano, pasi forcat meksikane të sigurisë kishin vënë në pranga bashkëthemeluesin e kartelit të Sinaloas. Cano ndau një pjesë të shkurtër nga intervista e regjistruar në vitin 2016.

Daily Mail shkruan se 63-vjeçari është martuar 4 herë. Hera e fundit ishte në vitin 2007, kur ai i tha po mbretëreshës së bukurisë Emma Coronel, e cila në gusht të vitit 2011 solli në jetë vajzat binjake, Maria Joaquina dhe Emali Guadalupe.

“Ai është një person i respektueshëm, kujdeset shumë për sjelljen, shumë i rezervuar. Nëse i fitoni besimin, atëherë mund të flisni me të gjatë dhe mund të kuptoni se si funksionon mendja e tij”, tha Ramírez Cano.

El Chapo, i cili aktualisht është i dënuar me burgim të përjetshëm dhe po vuan dënimin në një burg të sigurisë së lartë në Colorado, thuhet se fitoi mbi 12,6 miliardë dollarë si drejtues i kartelit të drogës.

“Ai nuk është psikopat, por ka tipare të tilla dhe narciste, që pasqyrohen në nevojën për admirim, për t'u ndjerë unik”, tha Cano.

A2 CNN Livestream

Dita jonë