Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Yuri Kim: Disa po përpiqen të intimidojnë prokurorët dhe gjykatësit, duhet të ngrihemi kundër tyre

Nga A2 CNN
10 Shtator 2020, 14:38 | Politikë
Yuri Kim: Disa po përpiqen të intimidojnë prokurorët dhe

Ambasadorja amerikane Yuri Kim i bëri thirrje organeve të reja të drejtësisë që të mos qëndrojnë kokulur përpara përpjekjeve për të sabotuar punën e tyre. Duke komentuar nga Shkodra takimet me drejtuesit e SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, Kim tha: “Ka ardhur koha që SPAK të jetë plotësisht funksional. Kemi parë që disa po përpiqen ta pengojnë punën e tij dhe të intimidojnë gjykatësit dhe prokurorët. Ka ardhur koha që të ngrihemi kundër tyre”.

“Shqipëria ka një kohë të gjatë që është pa Gjykatë Kushtetuese. Kjo nuk është situatë e pranueshme për një vend që është anëtar i NATO-s dhe që pret të anëtarësohet në Bashkimin Europian”, shtoi ambasadorja, duke thënë se opinioni i Komisionit të Venecias ofron një mundësi për të ecur përpara. Jam shumë e lumtur që edhe kryetari i Kuvendit Ruçi ka rënë dakord që deri në fund të vitit duhet të ngrihet Gjykata Kushtetuese”.

Ambasadorja përjashtoi mundësinë që të ndërmjetësojë përsëri mes palëve politike. “Është përgjegjësi e udhëheqësve politikë shqiptarë dhe jo e ambasadores amerikane. Do të luaj në rol në mbështetje të këtyre përpjekjeve, por ky është një vend sovran dhe zyrtarët e zgjedhur kanë një përgjegjësi të cilës nuk mund t’i largohen. Mendoj që është një lajm i mirë që partitë brenda dhe jashtë parlamentit, kanë rënë dakord të mblidhen për të diskutuar për çështje që mund të bien dakord. Jam e sigurt që do të ketë debate emocionues dhe të shëndetshëm dhe jam po aq e sigurt që në fund do të mund të arrijnë një kompromis për popullin shqiptar”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani