Zhduket gjatë shëtitjes në mal, 80-vjeçari shfaqet në konferencën që u thirr për ta gjetur

Një 80-vjeçar, i cili u zhduk teksa bënte ngjitje në mal, gjatë një stuhie breshëri, u ribashkua me familjen e tij në një konferencë shtypi të organizuar për ta gjetur atë.

Harry Harvey, u raportua i zhdukur pasditen e së dielës pasi u nda nga miku i tij, ndërsa dilte për shëtitje në Yorkshire Dales, në verilindje të Anglisë.

Policia, Forca Ajrore Mbretërore (RAF) dhe punëtorët e shpëtimit në mal kaluan katër ditë në kërkim të alpinistit me përvojë. Teksa frika shtohej, një konferencë shtypi ku do kërkohej ndihmë për të gjetur të moshuarin, u planifikua në The Tan Hill Inn, brenda parkut kombëtar. Por konferenca u kthye në një festë kur Harvey u paraqit aty.

Një fotograf e kishte pikasur atë ndërsa ishte në anije dhe kishte kontaktuar me ekipet e shpëtimit.

Harvey sqaroi se ishte “zënë nga një stuhi breshëri vërtet e rëndë” dhe se kur e pa veten në vështirësi kaloi në planin B. Alpinisti sqaroi se gjeti një vend të sigurt për kamp dhe ngriti aty çadrën e tij.

“Unë kalova tri net vërtet të mira kampingu të egër, ku isha vetëm dhe kisha të gjithë gjërat që më duheshin. E vetmja gjë, e cila po më mundonte pak … kam një oreks të madh … dhe kur kam uri, duhet të marr diçka për të ngrënë ose nuk mund të vazhdoj më tej “.

Nga ana tjetër, familjarët e Harveyt ishin më pak entuziastë për përvojën e tij. Bashëshortja e tij tha se ata kishin kaluar një mankth, ndërsa i biri shtoi se i ati, ishte tani “i dënuar”.