Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

230 ditë esëll, shndërrimi drastik i aktorit

Nga A2 CNN
11 Shtator 2020, 13:33 | Lifestyle

Ish-aktori i filmit “The Mighty Ducks”, Shaun Weiss, ka pësuar një ndryshim drastik, vetëm 230 ditë pasi  ka hequr dorë përfundimisht nga alkooli dhe droga.

Përveç problemeve shëndetësore dhe pamjes së jashtme, Weiss u ndalua disa herë nga policia për shkelje të ligjit. Ndërsa para 230 ditësh, 42-vjeçari vendosi të largohet përfundimisht nga veset e tij, alkooli, por edhe përdorimi i drogës.

Ndërkohë, gjatë kësaj jave, Drew Gallagher, shoku i ngushtë i aktorit, publikoi një foto të Weiss, duke e krahasuar atë me foton kur ishte ndaluar nga policia në fillim të këtij viti.

Shaun Weiss dukej i rilindur, me një pamje e cila e tregonte atë shumë vite më të ri nga fotoja e shkrepur në muajin janar.

Kurrë nuk është vonë për të hequr dorë nga veset e këqija.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu