Aksident në Tiranë, përfshihet dhe një makinë policie

policia naten 600x338
Foto arkiv

Një aksident ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes në Tiranë, ku dy makina janë përplasur pranë kryqëzimit të “21 Dhjetorit”.

Sipas të dhënave zyrtare, në aksident janë përfshirë një makinë policie dhe mjeti me drejtues shtetasin I.B.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar lehtë pasagjerja në mjetin e policisë, e cila u dërgua në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.