Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Covid-19 rikthen alarmin në Francë, priten vendime të rëndësishme

Nga A2 CNN
11 Shtator 2020, 11:18 | Bota
Covid-19 rikthen alarmin në Francë, priten vendime të

Franca po planifikon të ashpërsojë reagimin ndaj pandemisë së Covid-19, pasi një numër rekord rastesh u raportuan gjatë 24 orëve të fundit.

Infektimet e reja ishin gati 10 mijë, shifra këto që konfirmojnë trendin në rritje të të gjithë parametrave pandemikë. Viktimat ishin 9, ndërsa shtrimet në spital 352, më pak se sa në dy ditët e fundit.

Kreu i Këshillit Shkencor që këshillon qeverinë mbi pandeminë, Jean-Francois Delfraissy, paralajmëroi se vendime të vështira mund të merren gjatë javëve në vazhdim.

Situata është ndërlikuar edhe më shumë nga rihapja e shkollave. Autoritetet shëndetësore kanë mbyllur 32 institucione deri më tani, ndërsa 524 klasa janë dërguar në shtëpi për të zhvilluar mësim në distancë.

Gjatë ditëve të fundit është regjistruar një valë e gripit të zakonshëm, siç ndodh çdo vit me nisjen e shkollës. Por tani, mjafton një teshtimë për të çuar nxënësit në shtëpi. Mjekët e familjes mbyten me telefonata, ndërsa laboratorët apo tendat e ngritura për kryerjen e tamponëve nëpër rrugë dynden me njerëz.

Presidenti francez Emmanuel Macron përpiqet të zbusë shqetësimet, duke konfirmuar se do të merren vendime të rëndësishme, por mbi bazë lokale, e mbi të gjitha pa e lëshuar vetën në asnjë lloj forme paniku.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu