Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Hakerat nga Kina, Rusia dhe Irani kërkojnë të ndërhyjnë në zgjedhjet amerikane

Nga A2 CNN
11 Shtator 2020, 08:53 | Bota
Hakerat nga Kina, Rusia dhe Irani kërkojnë të ndërhyjnë

Microsoft ka dalë me një njoftim zyrtar se hakerat me lidhje në Rusi, Kinë dhe Iran po përpiqen të ndërhyjnë te njerëzit dhe grupet e përfshira në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në muajin nëntor.

Sipas kompanisë së teknologjisë, në këto tentativa sulmesh është i pranishëm dhe grupi i hakerave rusë që “thyen” fushatën e demokratëve gjatë vitit 2016. Microsofta shtoi se është shumë e qartë që grupet e huaja kanë shtuar përpjekjet e tyre për të goditur zgjedhjet.

Objektiv i këtyre sulmeve ka qenë fushata e të dy kandidatëve, Donald Trump dhe Joe Biden.

Në njoftimin e Microsoft gjithashtu thuhet se grupi i hakerave rus Strontium ka sulmuar më shumë se 200 organizata, pjesa më e madhe e të cilave janë të lidhura me partitë politike amerikane të të dyja krahëve.

Strontium i njohur ndryshe si “Fancy Bear”, është një njësi sulmuese kibernetike, e lidhur me shërbimin ushtarak rus të inteligjencës GRU.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani