Mbledhje e jashtëzakonshme e Ligës Profesioniste të Futbollit, ja për çfarë diskutohet nesër

partizani humbja derbi 600x338

Liga Profesioniste e Futbollit do të zhvillojë nesër në orën 11:00 një mbledhje të jashtëzakonshme.

Në këtë mbledhje do të diskutohet mbi vazhdimësinë e bojkotit pas reagimit të qeverisë dhe qëndrimi që do të mbahet në negociatat me qeverinë.

Gjithashtu, do të përcaktohen pjesëtarët e grupit negociator.

Në këtë mbledhje do të vendoset edhe për masat dhe planveprimin në rast se protesta do të përshkallëzohet.