Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Mbrojtësi kuqezi, rikthim pas një dekade, Ermir Lenjani te Grasshopper

Nga A2 CNN
11 Shtator 2020, 14:27 | Futboll
Mbrojtësi kuqezi, rikthim pas një dekade, Ermir Lenjani te Grasshopper

Për shkak të rregullave të shtetit zviceran, të cilat nuk lejojnë udhëtimet në vendet që përbëjnë rrezikshmëri për koronavirusin, Ermir Lenjani humbi ndeshjet e Kombëtares në Ligën e Kombeve.

Megjithatë, mbrojtësi i majtë e shfrytëzoi izolimin për të firmosur kontratën me ekipin e ri. 31-vjeçari është zyrtarisht pjesë e Grasshopper, klubit të mirënjohur, që militon në Ligën e Dytë Zvicerane.

Për Lenjanin bëhet fjalë për një rikthim në ekipin nga Zyrihu pas dhjetë vjetësh, ndërsa duke u përforcuar me kuqeziun, klubi konfirmoi se synon rikthimin në elitë pas dy sezoneve mungesë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani