Ministrat drejt largimit, Qafoku: Eksperimente të dështuara të kryeministrit

Analisti Roland Qafoku, i ftuar në studion e “Ditari” në A2, komentoi lajmin se dy ministra të qeverisë, Besa Shahini dhe Sandër Lleshaj, do të largohen pas 7 muajsh. Qafoku bëri një ndarje mes punës së dy ministrave.

“Shahini dhe Cakaj (zv/ministër i Jashtëm) janë dy eksperimente të dështuara të kryeministrit Edi Rama dhe kryeministri ka pakënaqësi ndaj këtyre dy institucioneve. Ata nuk kanë produktivitet, por edhe bëjnë gafa, siç tha ministrja që pas 7 muajsh nuk do të jem në post, madje nuk do të jetë në Shqipëri. Bën një deklaratë të tillë kur arsimi është në moment delikat, edhe për shkak të pandemisë”, u shpreh analisti.

Ndërsa, sipas Qafokut, “Gjeneral Lleshaj ka profil jopolitik dhe detyra e ministrit i rrinte ngushtë si kostum”.

Kur u pyet nëse qeveria aktuale e meriton një mandat të tretë, Qafoku theksoi: “Një forcë politike në Shqipëri konsumohet pas dy mandateve. Kemi parë se si PS dhe PD kanë bërë gabime në fund të mandateve të dyta. Nga ana tjetër, është hera e parë që opozita nuk të ngjall atë shpresën për rotacion. Duket sikur PD-ja thjesht po numëron ditët derisa t’i vijë pushteti vetë”.

  • LAJMI I FUNDIT | Elbasan, një person qëllon me armë në drejtim të Policisë
  • LAJMI I FUNDIT | Policia: Si pasojë e të shtënave janë plagosur dy kalimtarë
  • LAJMI I FUNDIT | Elbasan, në vendngjarje kanë mbërritur Forcat Shqiponja, pritet FNSH
  • LAJMI I FUNDIT | Ngjarja në Elbasan, Policia: Personi vijon të qëllojë me armë, bën rezistencë
  • LAJMI I FUNDIT | Ngjarja në Elbasan, Policia: Banesa është rrethuar nga Forcat Shqiponja