Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Ministri Lleshaj: E sigurt që nuk do të jem më në këtë post

Nga A2 CNN
11 Shtator 2020, 10:58 | Politikë
Ministri Lleshaj: E sigurt që nuk do të jem më në

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, pas largimit nga kryeministri Rama, si drejtues politik i Lezhës, kësaj radhe paralajmëron vetë largimin edhe si ministër i Brendshëm.

Këtë deklaratë, një nga ministrat më të rëndësishëm të qeverisë Rama, e bëri nga qyteti i Vlorës, gjatë prezantimit të strukturës së re “Shqiponja”.

“Nuk do jem i përhershëm në qeveri, është e sigurt se nuk do të jem më ministër. Asnjë nuk është i përhershëm në një post”, tha Lleshaj gjatë prezantimit të strukturës së re të policisë në Vlorë.

Lleshaj bëhet ministri i dytë, pas ministres së Arsimit, Besa Shahini, që deklaron se nuk do të jetë më pjesë e qeverisë Rama, por pa specifikuar nëse do ta çojë deri në fund mandatin me qeverinë apo do të largohet më shpejt.

A2 CNN Livestream

Dita jonë