Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Myftiu i Myftinisë së Shkodrës pret ambasadoren amerikane

Nga A2 CNN
11 Shtator 2020, 21:13 | Aktualitet

Myftiu i Myftinisë së Shkodrës, Muhamed B. Sytari, priti ditën e sotme ambasadoren amerikane në vendin tonë, Yuri Kim.

“Shkodra, me elementet e saj përbërëse, besimin, qytetarinë, diversitetin fetar e kulturor, trashëgiminë e vlerave, personalitetet emblematike, datat e shënuara dhe shpirtin e harmonisë, përtej tekave provinciale, ishte pjesë e rëndësishme e bashkëbisedimit tonë”, shkruan në Facebook Myftiu.

“U takuam dhe u ndamë në kufijtë e të bardhës, mesazheve të paqes e domosdoshmërisë së ruajtjes me dinjitet e krenari të besimit e fesë, urave që lidhin njerëzit e pjekur e vullnetmirë, dhe përkushtimit në rrugën e shërimit të lëngatave të mëdha që kanë pezmatuar shoqëritë e sotme njerëzore, atë shqiptare në veçanti”, shtoi Myftiu i Myftinisë së Shkodrës, Muhamed B. Sytari, në postimin e tij.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani