Rikthehen radhët në Kapshticë, dhjetëra persona kalojnë natën jashtë

MB rikrijohen radhet ne Kapshtice frame 0 1100x620

Mëngjesin e kësaj të premte janë krijuar sërish radhë në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Qindra persona, në pritje për të kaluar në territorin grek, kanë krijuar radhë që në orët e para të ditës së sotme, ndërsa një pjesë e tyre janë detyruar të kalojnë natën jashtë, pasi pala greke pezulloi që pasditen e djeshme kalimin, pas plotësimit të numrit prej 300 personash.

Edhe pse mëngjesin e sotëm ka vijuar puna në pikën e kalimit kufitar, një pjesë e personave janë kthyer mbrapsht nga policia shqiptare, pasi nuk kishin në rregull formularin online.

Me gjasë, një pjesë e konsiderueshme e personave që janë në radhë nuk do të kenë mundësi të kalojnë, pasi shpejt pritet të plotësohet numri prej 300 personash.