Ronaldo i befasuar nga Kulusevski: Një talent i madh

kuluevski 1100x620

Tifozët bardhezi presin me padurim datën 20 shtator, kur do të shohin sërish në fushë me bluzën e Juventusit, Cristiano Ronaldon, në ndeshjen e parë të këtij sezoni ndaj Sampdoria-s.

Në anën tjetër, portugezi po e pret këtë datë për të luajtur së bashku me një talent të sapo ardhur në ekip, Dejan Kulusevski-n.

Elozhet e portugezit nuk kanë munguar aspak për talentin e ri nga Suedia. “Ai është një talent i madh. Ai do të na ndihmojë të fitojmë dhe të arrijmë gjëra të pabesueshme. Më pëlqen shumë ta shoh, ai ka një potencial të shkëlqyeshëm dhe është një lojtar i shkëlqyeshëm”, ka thënë Ronaldo.

Më tej, ai është shprehur se shpreson të shënojë shumë gola me suedezin në krah. “Shpresoj të luaj me të dhe të shënojmë shumë gola së bashku”.