Rrahën dhe dhunuan turistet minorene britanike, 4 të arrestuar në Itali

051215478 6221d148 e61a 48e4 ba9d e187aba39c34 600x338

Policia italiane vuri në pranga 4 persona, si pjesë e një hetimi për dhunë seksuale në grup, ndaj dy të miturave anglezë gjatë një feste, në një vilë në Marconia di Pisticci, natën, midis 7 dhe 8 shtator.

Vajzat ndodheshin me pushime në Itali dhe telefonuan në numrin e urgjencës 118, për të treguar se ishin sulmuar, rrahur dhe dhunuar gjatë mbrëmjes.

Hetimet, të kryera me një shpejtësi të madhe për shkak të çështjes delikate, çuan në një kohë shumë të shkurtër të ekzekutimit të masave të sigurimit për 4 personat.