SHBA, Kosova dhe Serbia propozohen për çmimin Nobel

hypatia h 85b02cf179a8fc45ec57a2f2be9c1a2b h 18440320ec7bc0520ec600681fb0d481 1100x620

Marrëveshja për stabilizimin ekonomik mund t’u sjellë një vlerësim prestigjioz ndërkombëtar Kosovës, Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara. Deputeti i parlamentit të Suedisë, Magnus Jacobsson, ka emëruar këto shtete për çmimin Nobel për Paqen, për vitin 2021, duke i vlerësuar për akordin e arritur me ndërmjetësimin e Shtëpisë së Bardhë.

Ligjvënësi liston dhe arsyet e tij për nominimin e Kosovës, Serbisë dhe SHBA-së, në një letër dorëzuar Akademisë së Shkencave të Norvegjisë që ndaj çmimet Nobel.

“Dua të propozoj Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Qeverinë e Kosovës dhe Qeverinë e Serbisë për Çmimin Nobel për Paqe, sepse përmes kësaj marrëveshjeje synohet eliminimi i rrezikut për konflikte të reja në Ballkan dhe ka afrim drejt paqes dhe njohjes reciproke”

Magnus Jacobsson, deputet i parlamentit të Suedisë

Ai gjithashtu thekson se nëse marrëveshja e nënshkruar funksionon siç synohet, atëherë tregtia dhe marrëdhëniet e hapura do të çojnë në një akord të ndërsjellë për paqe, në të cilin Serbia do ta njohë Kosovës si shtet duke i dhënë fund këtij konflikti të gjatë.

Ndërkohë, ky propozim rivalizon në një mënyrë nominimin e presidentit amerikan, Donald Trump, për çmimin Nobel për Paqen, që u bë nga një anëtar i parlamentit të Norvegjisë. Vlerësimi për kreun e Shtëpisë së Bardhë erdhi për rolin e tij në ndërmjetësimin e marrëveshjes historike mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.