Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Struktura e re e policisë në Vlorë, Veliu: Po ndërtojmë policinë moderne

Nga A2 CNN
11 Shtator 2020, 10:23 | Aktualitet
Struktura e re e policisë në Vlorë, Veliu: Po ndërtojmë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, zhvilloi një vizitë në Drejtorinë e Policisë në Vlorë ku prezantoi strukturën e re "Shqiponja".

Drejtuesi i lartë i policisë deklaroi se, Qeveria me mbështetjen e saj, po përpiqet të krijojë një polici moderne, por që kjo gjë të arrihet duhet dhe bashkëpunimi i qytetarëve.

“Kjo nuk është një reformë, kjo është policia moderne. Me qëllim bashkëpunimin me qytetarët dhe krijimin e një strukture moderne. Për të rritur parametrat e sigurisë, ky është shembulli më i mirë, se siguria është një sipërmarrje e përbashkët”, tha Veliu përpara “Shqiponjave”.

Gjithashtu Veliu sulmoi dhe drejtësinë e vjetër, e cila sipas tij nuk e ka çuar deri në fund punën e policisë.

Ministri i Brendshëm, Lleshaj, i pranishëm në këtë ceremoni, vlerësoi punën e Policisë së Shtetit dhe u shpreh se kjo gjë vihet re në të gjithë treguesit e sigurisë.

Lleshaj, më tej, shtoi se sfida e të ardhmes për policinë është goditja e krimit kibernetik dhe ekonomik.

“Kemi përmirësim të të gjithë indikatorëve të cilët masin performancën e punës së policisë. Qëllimi është lufta e vendosur kundër krimit. Ndaj është nevojë e dorës së parë që policia të jetë e pajisur, e trajnuar etj.

Ndërkohë sfida e re do të jetë luftimi i krimit edhe aty ku nuk ka qenë traditë e fortë, kryesisht në fushën e krimit kibernetik dhe krimit ekonomik. Ndërsa ftoi të rinjtë e diplomuar në sektorët përkatës t’i bashkohen radhëve të policisë”, tha Lleshaj.

A2 CNN Livestream

Dita jonë