Taulant Xhaka rinovon për 4 vjet me Baselin

xhaka taulant 1100x620

Taulant Xhaka do të vijojë karrierën me Baselin. Mesfushori shqiptar, i rritur në klubin 20 herë kampion të Zvicrës, rinovoi për 4 vjet kontratën.

Sipas marrëveshjes së re, kuqeziu do të mbetet pjesë e Baselit deri në vitin 2024.

Në këtë mënyrë, realizohet dëshira e 29-vjeçarit, i cili nuk e ka fshehur ëndrrën që ta mbyllë karrierën në St. Jacob Park.