Tributë e Amazonës vrasin me shigjetë ekspertin e kulturës së tyre

Një ekspert i tribuve amazoniane është vrarë me shigjetë nga njëri prej anëtarëve të këtyre tribuve në Brazil.

56-vjeçari Rieli Franciscato ishte kreu i një programi për mbrojtjen e indigjenëve që kanë pak ose aspak kontakt me botën. Ai vdiq në një rajon shumë të largët brazilian pasi u godit me shigjetë kur po mundohej të zbulonte një tribu të izoluar.

Rieli ishte i shoqëruar nga një patrullë policie dhe mendohet se prezenca e policëve ka shkaktuar sulmin e banorëve të zonës.

“E hoqi shigjetën nga gjoksi, vrapoi 50 metra dhe ra në tokë pa ndjenja”, tha njëri nga policët që po e shoqëronte.