Vijojnë njohjet për Izraelin, Shtëpia e Bardhë njofton marrëveshjen me Bahrejnin

Bahreijn izrael SHBA 1100x620

Diplomacia amerikane në Lindjen e Mesme po shkon me hapa të shpejta, ku objektivi madhor është njohja e Izraelit nga vendet arabe.

Në një datë tejet simbolike për SHBA si 11 Shtatori, presidenti Donald Trump ka deklaruar se falë ndërmjetësimit amerikan, edhe Bahrejni do të njohë Tel Avivin.

Marrëveshja u arrit pas një telefonate midis vetë Trump, kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, mbretit të Bahrejnit, Hamad bin Isa al Khalifa, dhe vjen një javë para firmës së një tjetër marrëveshje historike, atë me Emiratet Arabe, si dhe pas njohjes së Kosovës, si një nga pikat e firmosura në Shtëpinë e Bardhë nga kryeministri Avdullah Hoti.   

“Nuk ka përgjigje më të fortë ndaj urrejtjes që gjeneroi 11 Shtatorin”, deklaroi presidenti Donald Trump pas lajmit për marrëveshjen Izrael-Bahreijn.

Ishulli i Bahrejnit, vend mik i Shteteve të Bashkuara dhe ku ndodhet një nga bazat amerikanë më të rëndësishme të Lindjes së Mesme, shtëpi e Flotës së 5-të, është vendi i katërt arab që njeh Izraelin pas Egjiptit, Jordanisë dhe pikërisht Emirateve Arabe, por mendohet se të paktën edhe dy të tjera si Omani dhe Sudani mund të jenë të gatshëm ta ndjekin pas.

“U deshën 26 vjet për të kaluar nga marrëveshja me vendin e parë arab tek i treti, dhe vetëm 29 ditë nga i treti tek i katërti, do të ketë të tjerë”, pohoi Netanyahu.