Vrau 80-vjeçarin për pasurinë, zbardhet ngjarja e deklaruar si aksident

Untitled collage 2020 09 11T083530.245 1100x620

Policia italiane vuri në pranga një 48-vjeçar në Milano, i cili akuzohet se ka vrarë një mikun e tij 80-vjeçar, i cili e kishte caktuar atë si trashëgimtar, për ta fshehur krimin më pas si një aksident rrugor.

Pas më shumë se një viti hetimesh, policia gjeti prova shumë të rënda që vërtetonin fajësinë e 48-vjeçarit, i cili kishte ngritur dyshimet e tyre pas rrëfimeve kontradiktore që bënte për ngjarjen.

48-vjeçari kishte thënë përpara hetuesve, se makina me të cilën udhëtonin, kishte dalë nga rruga dhe kishte përfunduar në një kanal dhe miku e tij nuk ia kishte dalë të mbijetonte për shkak të plagëve të marra. Një version ky që nuk i bindi forcat e rendit që ditën e parë.

Agjentët kishin vënë re paqartësi në rrëfimin e 48-vjeçarit që fillonin nga dinamika e aksidentit deri në orën kur kishte ndodhur ngjarja. Pas muajsh hetime ai tashmë është akuzuar për vrasje të qëllimshme. Hetuesit kanë zbuluar se ngjarja mund të ketë lidhje me çështje ekonomike, pasi 80-vjeçari nuk kishte të afërm të tjerë dhe kishte caktuar 48-vjeçarin nga Milano si trashëgimtar të pasurive të tij.