19 vite pas sulmeve terroriste, Nju Jorku dhe Amerika përkujtojnë 11 shtatorin

Përkujtimi i përvitshëm i sulmeve terroriste të 11 shtatorit u mbajt këtë vit në kushte të pazakonte, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Por si gjithmonë, në vendin ku dikur ngriheshin kullat binjake, dritat e shpresës u ndezën sërish, duke kujtuar 2977 personat që humbën jetën atë ditë, të vitit 2001. Në gusht, ceremonia ishte drejt anulimit për shkak të pandemisë, por në fund autoritetet vendosën se mund të mbahej, duke respektuar me rigorozitet rregullat e frenimit të përhapjes së koronavirusit.