Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Aty ku përqafohen Drini dhe Buna

Nga A2 CNN
12 Shtator 2020, 19:48 | Kulturë
Aty ku përqafohen Drini dhe Buna

Liqenin e Shkodrës e gjetëm në mesditë me diellin që shkëlqente mbi ujëra dhe me ngrohtësinë që afronte shpendët të lodronin me liqenin. Përkrah tyre, edhe një shishe plastike, më tutje një tjetër që kërcënonte jetën.

Buna dhe Drini derdhen këtu, bashkohen, shkëmbehen, japin e marrin në këtë qytet, por ata që vendosin fatin e tyre janë njerëzit. Liqeni ka jetuar kohë të qeta e të trazuara, individët që i japin jetë këtij ekosistemi po ashtu. Ndaj, edhe kërkojnë më shumë respekt nga njerëzit. Thonë se arti është mënyra më e bukur për t’i dhënë mesazhe botës, mesazhe ndërgjegjësimi, dashurie dhe përkujdesjeje.

Artin si revoltë, por edhe si një tregues i potencialeve të natyrës, e gjetëm në një nga qendrat rinore të Shkodrës. Nga një kënd i qytetit i bëhej jehonë rrjedhës së Drinit që e pasuron Liqenin e Shkodrës me banorë. Në qendrën rinore arka gjetëm 80 fotografi artistike dhe 20 piktura.

Ky nuk është viti i parë që Drini është në qendër të vëmendjes artistikisht, pasi Instituti i Librit dhe Promocionit është kujdesur për vite të tëra të gjejë një mënyrë artistike për të tërhequr vëmendjen e banorëve.

Liqeni i Shkodrës sot ka një pasuri të madhe sa i përket florës dhe faunës, ndonëse gjatë viteve të para të demokracisë, ky ekosistem vuajti jo pak. Pikërisht, këtë jetë të Liqenit rrëfen ekspozita e çelur në Shkodër këtë fillim shtatori.

Përveç lidhjes me liqenin e vendlindjes, Denik Ulqini prej vitesh studion këto specie dhe këto informacione ia ka bashkangjitur ekspozitës, me anë të një katalogu ku bimët dhe individët e liqenit mund t’i njihni edhe shkencërisht.

Ky lum i gjatë që rrjedh e kalon në 5 shtete, një lidhje e pandashme mes vendeve ballkanike si Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Greqia i bëjnë bashkëpunimet edhe më të afërta.

A2 CNN Livestream

Dita jonë