Basha përkujton Azem Hajdarin: Frymëzim, simbol i ëndrrës së Shqipërisë si gjithë Europa

basha hajdari 1100x620

Lideri i Partisë Demokratike ka përkujtuar sot 22-vjetorin e vrasjes së ish-deputetit Azem Hajdari.

Për Bashën, Hajdari do të mbetet gjithmonë “shembull frymëzimi, për të çuar deri në fund idealin e një Shqipërie Europiane, ku qytetarët janë zot të fateve të tyre”.

Sipas kryedemokratit, “vepra e Azem Hajdarit është dëshmia e qartë se askush dhe asgjë nuk mund ta ndalë dëshirën, energjinë dhe vendosmërinë e rinisë, por edhe të popullit shqiptar për ndryshim. Ndaj është koha që me frymëzimin e Azemit dhe bashkëluftëtarëve të tij të viteve ’90, të hapim rrugën e lirisë, demokracisë, mundësive të barabarta, Shqipërisë si gjithë Europa”.

Sipas tij, kujtimi i veprës së ish-deputetit të PD përfaqëson edhe një “thirrje për rininë që të mos shohin ikjen si zgjidhje, por përballjen dhe fitoren, ashtu siç bëri Azem Hajdari në dhjetorin e 1990 e në vitet që pasuan”.