F1, Hamilton fiton “pole position”, Ferrari jep shenja jete

hamilton 1100x620

Lewis Hamilton ka arritur të fitojë “pole position” numër 95 në karrierë. Në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Toskanës, piloti britanik i Mercedesit regjistroi kohën më të shpejtë, duke lënë pas shokun e tij të skuadrës, Valtteri Bottas.

Në vijën e dytë të nisjes gjejmë makinat Red Bull, me Max Verstappen në vend të tretë dhe Alexander Albon në vend të katërt.

Pas tyre u rendit Ferrari i Charles Leclerc, duke treguar një përmirësim në krahasim me dy garat e fundit, ku makina e kuqe është paraqitur shumë dobët në provat zyrtare dhe në garë.