Fluks në Morinë, 15 mijë persona kalojnë drejt Shqipërisë

MB FLUKSI MORINE frame 1014 1100x620

Mbi 15 mijë persona kaluan sot në pikën kufitare të Morinës, duke krijuar fluks. Shqiptarët e Kosovës i drejtohen bregdetit për të shfrytëzuar edhe këto ditë të nxehta të shtatorit, kur jemi në fund të sezonit veror.

Shtimi i personelit dhe përshpejtimi i procedurave ka bërë që kalimi i tyre të bëhet brenda dy orëve duke shmangur pritjet e gjata në radhë. Ky fluks ka vijuar përgjatë gjithë verës, ku edhe pse në kushte pandemie, qytetarët nga Kosova nuk janë ndalur për të shfrytëzuar bregdetin tonë.