Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Franca, rekord rastesh të reja me koronavirus në 24 orë

Nga A2 CNN
12 Shtator 2020, 20:48 | Bota
Franca, rekord rastesh të reja me koronavirus në 24 orë

Autoritetet franceze raportuan të shtunën 10 561 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit.

Ky është një rekord i ri negativ, me Francën që arrin shifrën e 10 000 rasteve të reja në ditë për herë të parë që nga shpërthimi i pandemisë.

Ditën e djeshme, Franca kishte regjistruar 9 843 raste të reja, shifër që përbënte rekord më vete.

Pas bilancit të ditëve të fundit, Franca po planifikon të ashpërsojë reagimin ndaj pandemisë së Covid-19.

Kreu i Këshillit Shkencor që këshillon qeverinë mbi pandeminë, Jean-Francois Delfraissy, paralajmëroi se vendime të vështira mund të merren gjatë javëve në vazhdim.

Situata është ndërlikuar edhe më shumë nga rihapja e shkollave. Autoritetet shëndetësore kanë mbyllur 32 institucione deri më tani, ndërsa 524 klasa janë dërguar në shtëpi për të zhvilluar mësim në distancë.

Gjatë ditëve të fundit është regjistruar një valë e gripit të zakonshëm, siç ndodh çdo vit me nisjen e shkollës. Por tani, mjafton një teshtimë për të çuar nxënësit në shtëpi. Mjekët e familjes mbyten me telefonata, ndërsa laboratorët apo tendat e ngritura për kryerjen e tamponëve nëpër rrugë dynden me njerëz.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani