Granada mposht Bilbaon, Teuta është e paralajmëruar

granada 600x338

Granada, kundërshtarja e Teutës në raundin e dytë kualifikues të Europa League, e nisi me fitore kampionatin spanjoll, duke fituar pastër 2-0 ndaj Athletic Bilbaos.

Dy golat e shënuar nga Yangel Herrera dhe Luis Milla (49’ dhe 53’) i dhanë 3 pikët Granadës.

Pas disa ditësh, Teuta do të presë në Durrës spanjollët, në një ndeshje tejet të vështirë për “Djemtë e detit”.