Kampionati anglez nis me fitoren e Arsenalit

arsenal 1100x620

Kampionati anglez i futbollit nisi sot me ndeshjen Fulham-Arsenal. Derbi i Londrës u fitua nga “Topçinjtë” me rezultatin 3-0.

Golat për ekipin e drejtuar nga Mikel Arteta u shënuan nga Alexander Lacazette (9’), Gabriel Magalhaes (49’) dhe Pierre-Emerick Aubameyang (57’).

Për t’u shënuar performanca e Willian, i cili dha të treja pasimet për gol.