Lufta në Afganistan, nisin bisedimet historike të paqes me talebanët

bisedimet talebanet mb frame 621 1100x620

Bisedimet e para të paqes, mes qeverisë afgane dhe talebanëve, nisën në shtetin e Katarit pas disa muajsh shtyrje. Teksa po udhëtonte drejt Dohas për të marrë pjesë në ceremoninë e çeljes së bisedimeve, Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo, e cilësoi takimin si historik, dhe tha se kjo ishte e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund ciklit të dhunës në vend.

Dialogu duhej të niste pas siglimit të një ujdie për sigurinë mes shteteve të bashkuara dhe talebanëve  në muajin shkurt. Por mosmarrëveshjet mbi çështjen kontroverse të shkëmbimit të të burgosurve dhe dhuna në vend frenuan avancimin në fazën e mëtejshme. Delegacioni afgan i drejtuar nga Abdullah Abdullah, u nis drejt Dohas më 11 shtator, në 19 vjetorin e sulmeve vdekjeprurëse në SHBA që çuan në fundin e regjimit taleban.