Majmunët çiklistë, zogu që thyen rregullat dhe ketri “këngëtar”, fotot gazmore të kafshëve

Një tufë majmunësh “rrëmbejnë biçikletat”, një tjetër shijon llixhat, ndërsa elefantët e detit shkrihen së qeshuri… Këto janë disa nga fotografitë më gazmore të botës së kafshëve, të cilat janë renditur si finaliste të konkursit të këtij viti. “Comedy Wildlife Photography” është një konkurs online i zhvilluar nga një grup personash që mbledhin fotografitë më të bukura dhe gazmore nga bota e kafshëve të egra, të realizuara nga persona të ndryshëm në të gjithë botën. Fotot më të mira bëhen edhe pjesë e albumeve të printuara që tregojnë një anë të pazakontë të kafshëve.

Shfletoni galerinë e mësipërme për të parë finalistët e këtij edicioni.