Meta: Vepra e Azem Hajdarit frymëzon në çdo kohë!

119224438 3342450895801160 2809227525023308274 o 600x338

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar Azem Hajdarin në këtë përvjetor të vrasjes së tij më 14 shtator 1998.

“Nderimi më i madh për Liderin e Lëvizjes Studentore që përmbysi regjimin më totalitar të kontinentit dhe për mijëra shqiptarë të sakrifikuar në emër të lirisë dhe demokracisë është të realizojmë ëndrrën për një Shqipëri plotësisht europiane. “Shqipëria si gjithë Europa” edhe më aktuale pas 30 vitesh! O tani o kurrë!”, shkruan Presidenti në Facebook.